Karagjozin Rama e pyesin për Shqipërinë dhe përgjigjet për Stambollin!

Karagjozin Rama e pyesin për Shqipërinë dhe përgjigjet për Stambollin!

Nga Petrit Vasili Një karagjoz podcasti dhe një hiç kryeministër, ky është Edi Rama. E pyesin për Shqipërinë dhe përgjigjet për Stambollin. Dhe ka të drejtë, se nuk ka asgjë për të thënë. Ky llafazan podcasti, që përdrejdh buzët dhe zërin para mikrofonit të podcastit, ja mbathi në Francë në kulmin e përmbytjes, si dhe qepi gojën dhe nuk fliste asnjë fjalë për Shqipërinë nën ujë për ditë të tera. Edhe atë mendër Komiteti i Emergjencave Civile e mblodhi pas kaq ditësh, kur uji kishte pushtuar vendin. Gatishmëria e tij dhe e qeverisë ishte zero, mungesë totale organizimi dhe mjetesh për ndërhyrje. Shpjegimi i vetëm i Ramës, deputetëve dhe kryetarëve të bashkive të tij ishte: fajin e ka Saliu, për rrugët e ndërtuara njëzet vjet...