Kaosi në Parlament, Mërtiri: Sjellja e opozitës i shërben pozitivisht Edi Ramës

Kaosi në Parlament, Mërtiri: Sjellja e opozitës i shërben pozitivisht Edi Ramës

Analisti Ergys Mërtiri, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus, me moderatore Pranvera Borakaj, komentoi sjelljen e opozitës këtë të enjte në Parlament. Ai tha se opozita kërkon të bëjë gjeste nëpërmjet të cilave përpiqet të tërheqë vëmendjen e publikut, në pamundësi për të fituar besueshmërinë. Sipas Mërtirit, kjo sjellje që po ndjek PD-ja i shërben drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama. INTERVISTA E PLOTË: Çfarë ishte ajo që ndodhi ditën e sotme në sallën e parlamentit në këndvështrimin tuaj, zoti Mërtiri? Ishte i nevojshëm gjithë ai sherr, ajo zhurmë, ai flakadan nga ana e opozitës? Mërtiri: Sigurisht që nuk është e nevojshme. Veprime të tilla, shfaqje të tilla, teatro të tilla janë të nevojshme vetëm kur një parti...