Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Kaosi në Kuvend/ PS kërkon përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës, mblidhet sot Sekretariati i Etikës
Sekretariati i Etikës do të mblidhet sërish ditën e sotme, në orën 10:00, për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës, të cilët sipas mazhorancës u përfshinë në skenarin e kaosit gjatë seancës plenare të Kuvendit. Mbledhja e kaluar u shty pasi deputetët e përfshirë kërkuan kohë për t’u njohur me provat e paraqitura. Ndërkohë, PS i ka kërkuar Prokurorisë të verifikojë nëse ka vend për nisjen e një hetimi penal ndaj deputetëve Flamur Noka dhe Klevis Balliu, pas përplasjes fizike me punonjësit e Gardës. Sipas mazhorancës, aktet e dhunës në Kuvend kanë qenë të mirëorganizuara dhe të drejtuara nga krerët e Partisë Demokratike, përfshirë Sali Berishën, Flamur Nokën dhe Gazment Bardhin. Në kërkesën e saj, PS propozon përjashtim...