Kaosi me ikjen e dritave në QSUT/ Lapaj: Është fatale, miliona euro për koncesione, por nuk sigurojmë dot energjinë
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka reaguar për situatën e mungesës së dritave në ambientet e QSUT-së në Tiranë. Me anë të postimi në Facebook, Lapaj thotë se kjo që ndodh në spital është fatale për pacientët. Ai thotë se janë investuar miliona euro për koncesione, por nuk sigurojnë dot energjinë elektrike. “Nuk ka fare rëndësi arsyeja përse nuk ka drita, dritat aty thjesht nuk mund të mungojnë. Spitalet si ai kanë linja të dyfishta, gjenerator e me radhë. Thjesht nuk mund të fiken dritat aty! Është fatale”, shkruan Lapaj. Reagimi i plotë QSUT është spitali qendror i vendit. Aty kryhen ndërhyrjet mjekësore më të vështira në vend. Janë pavione të tëra që kanë reanimacion. Është thjesht shokuese se si mund të ikin dritat...
Burimi:
sot.com.al