Kaos në Kuvend, pasoja në paga/ Ja 16 deputetët që u penalizuan me 1 milion lekë për mungesa…
Muaji mars ka qenë një muaj i nxehtë debatesh, e shkeljesh në Kuvend çka është reflektuar edhe në masat e rrepta financiare që janë aplikuar nga institucioni duke nisur me ndalimin e 992,085 lekëve nga pagat e 16 deputetëve të cilët së bashku kanë munguar nga parlamenti për 95 ditë gjithsej Ndalesat në fjalë lidhen me mos pjesëmarrje në aktivitetet e parlamentit, seanca dhe komisione pa shkaqe të arsyeshme, por edhe me përjashtimet. Deputetët më të ndëshkuar të marsit janë emra të njohur të opozitës të cilët u përjashtuan nga Byroja për shkak të kaosit të krijuar në kuvend. Elda Hoti dhe Belind Këlliçi kryesojnë listën me 12 ditë mungesë dhe një penalitet prej 125.316 lekësh, ndjekur nga Flamur Noka dhe Klevis Balliu me 11...
Burimi:
sot.com.al