Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Kanë marrë tendera dhe kanë bërë pazare, tani heshtin”/ Hetimet, avokati: Deputetë të opozitës në dosjen ‘Balluku’
SPAK ka intensifikuar hetimet ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku për shkelje të barazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë dhe për 10 tenderë të tjerë të dyshuar, përfshirë 7 të Unazës së Madhe. Gjatë kontrolleve janë inspektuar 35 kompani dhe zyrtarë të institucioneve nën varësinë e ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës. Lidhur me këtë, avokati Alban Duraj i ftuar në një emision televiziv, tha se situata për Ballukun po rëndohet. Ai theksoi se figura opozitare janë përfshirë në marrjen e fondeve publike, të cilët kanë marrë pjesë në projekte të mëdha publike. ‘Situata po rëndohet akoma më shumë dhe fakti që edhe Prokuroria e Posaçame ka shkuar në Kuvend dhe ka kërkuar heqjen e imuniteteve ose heqjen e autorizimit për arrestimin e znj. Balluku, tregon se...