“Kanë bashkë 34 vite, por…”/ Divorci si skemë? A është e vërtetë ndarja mes Metës dhe Kryemadhit, përgjigjet Cakrani

“Kanë bashkë 34 vite, por…”/ Divorci si skemë? A është e vërtetë ndarja mes Metës dhe Kryemadhit, përgjigjet Cakrani

Avokati i kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, Kujtim Cakrani, i ftuar ne nje studio televizive u pyet në lidhje me mundësinë e një ndarjeje fiktive si skemë mes Metës dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, ai u shpreh se gjithçka është një iluzion i ngritur nga mediat. “Iluzion që ngrenë gazetarët. Ata kanë qenë 34 vite bashkë kanë 3 fëmijë. Nuk kanë asnjë arsye të mos flasin, por nuk kanë folur. Kjo është e mbyllur për zotin Meta dhe zonjën Kryemadhi”, tha ai. Gjykata e Posaçme ka kaluar sot për gjykim dosjen meta-Kryemadhi. Meta dhe Kryemadhi, akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në këtë proces të pandehur janë edhe Pirro Xhixho, Ema Çoku dhe Fatime Kryemadhi, mamaja e ish kryetares së LSI....