Kandidat për bashkinë e Tiranës? Braçe: E kam seriozisht, do t’i shkoj deri në fund
Deputeti Erion Braçe përmes një reagimi në rrjetet sociale thotë se do t’i shkojë deri në fund idesë për të kandiduar në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, ku ai u ofrua si kandidat për kryebashkiak. “Joo, nuk po tallem! E kam seriozisht e do i shkoj deri në fund bashkë me ju!”, shkruan Braçe në rrjetet sociale, duke falënderuar mbështetësit për mesazhet dhe inkurajimin. “Ndërkohë, mes mesazheve pyetje më e përsëritur është: E ke seriozisht apo po tallesh me njerëzit. Atëherë dy gjëra: Nuk ka ndodhur kurrë që unë të tallem me njerëzit dhe nuk do të ndodhë ndonjëherë me mua kjo. Poo e kam seriozisht e do t’i shkoj deri në fund bashkë me ju! Nuk është ambicie personale, nuk është interesi im personal....
Burimi:
opinion.al