Kalaja paralajmëron kallëzim në SPAK ndaj Begajt për mandatet në Gjykatën Kushtetuese

Kalaja paralajmëron kallëzim në SPAK ndaj Begajt për mandatet në Gjykatën Kushtetuese

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të përballet me një kallëzim penal në SPAK. Lajmi u bë i ditur nga avokatja Kalaja gjatë një interviste televizive, e cila deklaroi se po përgatit dosjen për ta depozituar në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas saj, veprimet e fundit të Kreut të Shtetit lidhur me interpretimin e mandateve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese përbëjnë një tentativë për kapjen e këtij institucioni.Në qendër të akuzave është kërkesa e Presidentit Begaj për interpretim mbi mandatet e gjyqtarëve kushtetues. Juristja argumenton se ndonëse kërkesa u paraqit si një veprim për të gjithë anëtarët, interpretimi dhe vendimmarrja që pasoi u aplikua në mënyrë selektive vetëm për dy prej tyre. Ky veprim, sipas saj, ishte i qëllimshëm dhe...