Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

Debati mbi strategjinë opozitare për vitin 2026 në emisionin “3D” në RTSH është shoqëruar edhe me kritika të drejtpërdrejta nga ish-kandidati për deputet i PD-së, Aulon Kalaja. Kalaja është fokusuar te “pastërtia” e aleancave dhe te forma e reagimit opozitar. Kalaja e vlerësoi tryezën e thirrur nga PD si një “hap të parë” drejt bashkimit në një front, por ngriti dyshime të forta mbi sinqeritetin e disa pjesëmarrësve. “Tryeza mund të ishte bërë edhe më mirë. Por është një rast i mirë… Megjithatë, jo të gjitha partitë kanë qëllim të rrëzojnë Edi Ramën. Kemi shembullin e atij që u bë Avokat i Popullit me firmat e PD dhe me votat e PS. Për mua ai është ministër i qeverisë,” deklaroi Kalaja. Një nga pikat më...