‘Ka zemërim, ka mllef, ka mërzitje’/ Baçi: Protesta do jetë madhështore! Opozita në krah dhe ballë të qytetarëve

‘Ka zemërim, ka mllef, ka mërzitje’/ Baçi: Protesta do jetë madhështore! Opozita në krah dhe ballë të qytetarëve

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, i ftuar në SYRI TV me Arnold Kariqin, ka folur në lidhje me protestën kombëtare të thirrur nga opozita në orën 17:00 përpara Kryeministrisë. Baçi u shpreh se edhe këtë herë nuk do të mungojnë simpatizantët, anëtarët, drejtuesit e Partisë Demokratike të Degës Fier, por edhe qytetarë për të qenë pjesëtarë të protestës. Gjithashtu Baçi theksoi se qytetarët e kanë në dorë se si do të shprehin zemërimin e tyre në këtë protestë të thirrur opozita, ku kjo e fundit do të jetë në krah dhe në ballë të tyre. Intervista në studio: Baçi: Fieri si gjithmonë, të paktën për në këto vite të opozitës, kur ka qenë puna për protestë, ka qenë vërtet nga qarqet më të angazhuara...