“Ka penguar punën e një institucioni”/ Pezullimi i Ballukut, Rama: Ajo Ministri nuk ka kapacitet të propozojë asgjë në Këshillin e Ministrave

“Ka penguar punën e një institucioni”/ Pezullimi i Ballukut, Rama: Ajo Ministri nuk ka kapacitet të propozojë asgjë në Këshillin e Ministrave

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të hënë Grupin Parlamentar të PS në Kryesinë e Kuvendit. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se pezullimi i zv/kryeministres Belinda Balluku ka penguar punën e Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës. “Unë dua të bëj anën tjetër të medaljes, në terma logjikë dhe politikë. U tha këtu nga Taulanti dhe nga Ulsi, por edhe e kam dëgjuar nga të tjerë që lanë një boshllëk. Mendoj se boshllëku është në trutë e atyre që nuk i dhanë drejtim, bazuar në frymën e Kushtetutës dhe bazuar në modelin demokratik të ndarjes së pushteteve, jo në të gjithë Europën, por në të gjithë planetin. Kur e them këtë, kam parasysh kulturën e dobët demokratike dhe të shtetit ligjor që ka Shqipëria...