Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Ka dijeni për provat që ka në USB dhe…”/ Dështoi mbledhja e Këshillit, Bardhi: Rama po vonon procedurën për Ballukun
Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka folur në lidhje me dështimin e mbledhjes së Këshillit të Mandateve për të shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit ndaj zëvendës kryeministres Belinda Balluku. Ai u shpreh se zvarritje e procesit po kryhet nga kryeministri Edi Rama për të fituar kohë, pasi ka tashmë dijeni për provat dhe faktet e në USB-në e dorëzuar nga Prokuroria e Posaçme. “Çdo shqiptar nuk ka nevojë për prova që të kuptojë se Balluku në procedurat për të cilat akuzohet ka mjaftueshëm të dhëna që ka kryer krim në mënyrë të përsëritur. Në gjykimin e 5 anëtarëve të opozitës në Këshillin e Mandateve është interesi ndaj ligjit ai që mbron interesin publik. Nuk mund të pretendosh që...