Juristi i njohur Bledar Dervishaj: Nuk shoh “asgjë të keqe” në projektligjin e propozuar nga PS
Juristi i njohur Bledar Dervishaj nuk sheh “asgjë të keqe” në projektligjin e propozuar nga PS, ku parashikohen përjashtime të masës pezullim nga detyra për kryeministrin dhe 6 subjekte të tjera. Duke folur në “Puls” nga Bruna Çifligu në A2CNN, Dervishaj tha se debati është i theksuar politik dhe nuk duhet bërë fare. Sipas tij ka patur një boshllëk ligjor nga Kuvendi, gjatë ndryshimeve kushtetuese të vitit 2012, të cilat tashmë po plotësohen. “Ky debat nuk duhet bërë fare sepse nëse Gjykata Kushtetuese u nda 4-4, në atë shqyrtim kushtetues të nisur nga kryeministri, ku 4 anëtarë konstatuan faktin që po ka një ndërhyrje, kemi një mosmarrëveshje të lindur, dhe 4 të tjerë mbajtën një qëndrim jo të ndryshëm, por konstatuan një boshllëk ligjor të...
Burimi:
kohajone.com