“Ju jap si burrë fjalën e nderit”, Dash Sula premtim publik Ramës! Kryeministri zbulon bisedën me ish-demokratin: Më kërkoi ta sfidoj
“Inspektimi do të jetë model.” Ky është premtimi që kryeinspektori i Përgjightshëm, Dashnor Sula i bëri publikisht kryeministrit Edi Rama gjatë një konference për mediat. “Ju jap si burrë fjalën e nderit”, theksoi Sula. Sula u shpreh më tej se tre parime do të jenë të panegocieshme në drejtimin e tij, përkushtimi maksimal në punë, integriteti moral dhe drejtësia në rekrutimin dhe vlerësimin e inspektorëve. “Do të krijojmë një frymë pozitive dhe çdo rekrutim do të ketë mundësi të barabartë,” shtoi ai, duke siguruar se drejtësia do të jetë udhërrëfyesi kryesor i punës së tij deri në fund të vitit 2026. Kryeministri nga ana tjetër u ndal te bashkëpunimi me universitetet. Rama tha se është shumë e rëndësishme që nga pozitat e kryeinspektorit të Përgjithshëm...
Burimi:
vizionplus.tv