“Ju e konsideroni krim protestën”/ Balla i përgjigjet Bardhit: Lëri dënglat, e harruat 8 janarin kur përdorët leva dhe çekiçë?

“Ju e konsideroni krim protestën”/ Balla i përgjigjet Bardhit: Lëri dënglat, e harruat 8 janarin kur përdorët leva dhe çekiçë?

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është përfshirë në debat me socialistin Taulant Balla, lidhur me protestën e fundit të opozitës. Bardhi tha se protesta nuk duhet të konsiderohet krim, ndërsa Balla i rikujtoi opozitës protestën e 8 janarit 2022, kur PD ishte e ndarë dhe “luftoi me njëra-tjetrën” sipas tij. Pjesë nga debati: Bardhi: Është më shumë se irrituese për çdo deputet të ndershëm në këtë Kuvend, por e mirëkuptueshme për regjime kriminale si Shqipëria, që të konsiderosh krim të drejtën për të protestuar, dhe të konsiderosh arritje vjedhjen e kësaj qeverie. Për çdo regjim në fund, i vetmi mjet që i mbet në dorë pasi kanë flakur ligjin, është dhuna. Zonja që foli këtu mendon se i tremb qytetarët të...