Jorida Tabaku: Dhuna ndaj gazetarëve dhe deputetit Nallbati shkel çdo kufi demokratik

Jorida Tabaku: Dhuna ndaj gazetarëve dhe deputetit Nallbati shkel çdo kufi demokratik

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër ndaj dhunës së ushtruar gjatë protestës së sotme, duke e cilësuar atë si të papranueshme në një shoqëri demokratike. Përmes një reagimi publik, Tabaku deklaroi se dhuna ndaj protestuesve paqësorë, gazetarëve dhe deputetit të PD, Bledion Nallbati, ka kaluar çdo kufi të lejueshëm. Sipas saj, përdorimi i forcës për të shtypur protestën dhe për të frikësuar qytetarët që ngrihen kundër korrupsionit është tregues i qartë i një regjimi që ka humbur çdo lidhje me parimet demokratike. Postimi i Tabakut: Dhuna e ushtruar sot ndaj protestuesve, ndaj gazetarëve dhe ndaj një deputeti të Kuvendit, kolegut Nallbati, është përtej çdo kufiri të lejuar në një shoqëri demokratike. Dhuna si mjet për të mbytur protestën dhe për të frikësuar...