Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Jola Hysaj: Kur qytetarët përmbyten, shteti nuk mund të heshtë
Anëtarja e kryesisë së PD-së, Jola Hysaj ka reaguar sërish në lidhje me situatën e rëndë të përmbytjeve në Durrës. Me një reagim të saj në rrjetet sociale, Hysaj shkruan se, shteti nuk mund të heshtë, ndërsa qytetarët janë të përmbytur. Reagimi i Jola Hysaj: Kur qytetarët përmbyten, shteti nuk mund të heshtë! Në ditë si këto, kur familje të tëra zgjohen me ujin brenda shtëpive dhe pasiguria bëhet pjesë e jetës së përditshme, pyetja që lind nuk është politike. Është njerëzore: ku është shteti? Këto nuk janë kushte ‘sezonale’. Janë kushte ekstreme që kërkojnë reagim të menjëhershëm dhe përgjegjësi të plotë institucionale. Mos shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore po i lë qytetarët të vetëm përballë pasojave që nuk i kanë shkaktuar...