Jo vetëm Rama, edhe Dodik i ftuar në të njëjtin aktivitet në Izrael

Jo vetëm Rama, edhe Dodik i ftuar në të njëjtin aktivitet në Izrael

Në seancën e fundit parlamentare, Edi Rama u mburr se të hënën (26 janar) ishte i ftuar të mbante një fjalim në parlamentin izraelit, në të njëjtin format siç kishte folur Donald Trump.“Të hënën e ardhshme do t’i drejtohem Parlamentit të Izraelit si kryeministër i Shqipërisë, por pa lejen e këtyre, kuptohet, në të njëjtin format që iu rezervua para disa kohësh Presidentit të SHBA-së”, tha mes të tjerash Rama.Mirëpo, përtej mënyrës se si ai u mundua ta shiste këtë sikur ky privilegj i ishte bërë vetëm atij nga këto anë, rezulton se në të njëjtën ditë dhe në të njëjtat aktivitete në Izrael është i ftuar edhe një politikan tjetër nga Ballkani. Bëhet fjalë për Milorad Dodik, ish-presidentin e Republikës Srpska të Bosnje-Hercegovinës.Lajmi bëhet...