“Jo vetëm raketa”, ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi: Irani mund të na sulmojë në shumë mënyra
Visho Ajazi Lika, ish-kreu i SHISH, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, u shpreh se Irani mund ta sulmojë vendin tonë në disa mënyra, jo vetëm me raketa. “Para disa vitesh, Irani kërcënoi direkt se do sulmonte bazën e Manzës. Atëherë diskutohej që Shqipëria ishte në rrezen e veprimit të raketave balistike të Iranit. Pra, teorikisht ne jemi subjekt i një sulmi nga Irani. Por, një raketë e lëshuar nga Irani do të kalonte të paktën në 3 shtete anëtare të NATO-s: Turqia, Greqia dhe Shqipëria. NATO ka një sistem të fuqishëm mbrojtjeje raketore, në Rumani aktualisht. Ajo bazë e madhe është në alert maksimal për zhvillimet në zonë. Pra, do të thoja nuk jemi domosdoshmërisht në fokus...
Burimi:
javanews.al