Jo vetëm Kryeministria dhe Kuvendi, Berisha: Do të sulmojmë selitë e PS në të gjithë vendin!

Jo vetëm Kryeministria dhe Kuvendi, Berisha: Do të sulmojmë selitë e PS në të gjithë vendin!

Sali Berisha TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar se nëse sulmohet me gaz lotsjellës selia e PD-së, siç ndodhi gjjatë protestës së djeshme, do të sulmohen të gjitha selitë e PS-së në vend. Në fjalën e tij Berisha ka dënuar përdorimin e gazit lotësjellës dhe mjeteve të tjera të dhunës ndaj qytetarëve dhe përfaqësuesve të PD, përfshirë deputetin Luçiano Boçi. Sali Berisha: Kryengritja paqësore shënoi dje një stad të ri të fuqishëm të saj, çka është frymëzim për vazhdimin në ditët në vazhdim gjer në përmbysjen e kësaj qeverie. Dënoj me forcën më të madhe dhunën dhe terrorin policor. Dënoj gjuajtjen me seleksion të qytetarëve me bombola gazi, pas koke njërit prej tyre, në gjoks nënkryetarit të PD dhe deputetit të PD, Luçiano Boçi, dhe të...