‘Jo molotovë’/ Tabaku i përgjigjet eurodeputetit: Shqetësimi për Ballukun shkon përtej PD

‘Jo molotovë’/ Tabaku i përgjigjet eurodeputetit: Shqetësimi për Ballukun shkon përtej PD

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka replikuar me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, lidhur me vlerësimin e protestës së opozitës të 24 janarit dhe situatën e demokracisë në vend. Në një intervistë për emisionin “ÇdoKënd” me Merita Haklaj, Tabaku theksoi se protesta është një mjet europian i shprehjes së pakënaqësisë dhe se problemi real nuk janë molotovët, por mbrojtja politike e korrupsionit. “Nuk është mënyrë europiane të mbrosh korrupsionin. Protesta është mënyrë europiane për të thënë gjërat”, deklaroi Tabaku, duke shtuar se shqetësimi për çështjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku shkon përtej interesave të Partisë Demokratike. Sipas saj, zvarritja e shqyrtimit të kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit përbën një precedent të rrezikshëm dhe një mburojë politike ndaj drejtësisë. “Ky nuk...