Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Jeta nën ujë në Durrës me sytë nga qielli!
Jeta nën ujë në Durrës me sytë nga qielli! Gjurmët e përmbytjes janë ende të prekshme në zonën periferike të Porto – Romanos, një nga më të prekurat nga ngjarja e 6 janarit që tronditi qytetin. Uji nuk është tërhequr plotësisht, ndërsa në disa banesa niveli mbetet ende i lartë. Me një karrocë të vogël dore, një grua përpiqet të pastrojë oborrin e banesës. Mes të ftohtit të pasdites dhe shiut që nuk ndalet, ajo nxjerr nga shtëpia qese plastike, mbeturina dhe sende të sjella nga uji. Janë mbetjet e përmbytjes që hyri brenda dhe që ende nuk i ka lënë banorët të kthehen në normalitet. “Këto janë të gjitha mbeturinat që kanë ardhur brenda nga uji dhe nga kanalet. Erdhi uji dhe i solli...