“Jemi të kënaqur me rezultatin”, Rama për POLITICO: Nuk do ta zgjasim ndalimin e TikTok

“Jemi të kënaqur me rezultatin”, Rama për POLITICO: Nuk do ta zgjasim ndalimin e TikTok

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk do ta zgjasë ndalimin njëvjeçar të platformës TikTok, pas asaj që ai e cilësoi si bashkëpunim konstruktiv me drejtuesit e rrjetit social. Në një intervistë për POLITICO, Rama u shpreh se qeveria është “e kënaqur me rezultatin” e bisedimeve dhe se së shpejti do t’u prezantohet qytetarëve një plan konkret bashkëpunimi me platformën. Sipas Ramës, reagimi i TikTok pas vendimit fillestar për ndalim ishte befasues pozitiv. Ai tha se kishte pritur përballje ose kundërpërgjigje agresive, por përkundrazi, drejtuesit e kompanisë treguan gatishmëri për të dëgjuar shqetësimet e qeverisë shqiptare dhe për të adresuar problemet e ngritura. Shqipëria e ndaloi TikTok-un në mars 2025, pas rreth një viti negociatash lidhur me abuzimin online, përfshirë dy vetëvrasje të dyshuara...