“Jemi përjashtuar deri në mes të marsit”/ Noka deklaratë pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit: Urdhrin e ka dhënë Rama, do e çojmë në gjykatë
Pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit, deputeti Flamur Noka u shpreh se ai dhe pesë kolegët e tjerë janë përjashtuar nga parlamenti deri në mes të marsit.. Urdhrin sipas tij e ka dhënë kryeministri Edi Rama, ndërsa tha se opozita vendimin do e dërgojnë në gjykatë. “Rama ka kërkuar përjashtimin e opozitës, do të marrë peng parlamentin. Afati përjashtimit vazhdon e shtyhet në kundërshtim me çdo rregullore deri në mars. Është thënë një muaj, e çuan tre muaj. 6 deputetët e opozitës janë përjashtuar deri në mes të marsit. Edi Rama ka shpallur armiq ata që kanë denoncuar kartelet e drogës. Vendimin do e çojmë në gjykatë“-u shpreh Noka. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv