“Jemi në kohë kritike”, Berisha: Rama po devijon orientimin 33-vjeçar evropian të shqiptarëve!

“Jemi në kohë kritike”, Berisha: Rama po devijon orientimin 33-vjeçar evropian të shqiptarëve!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për editorialin e përbashkët e Aleksandër Vuçiç për zgjerimin e BE-së, se po tenton që të devijojë orientimin 33-vjeçar të shqiptarëve drejt Evropës. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, kryedemokrati u shpreh se: “Investohet me detyrim te Vuçiç për t’i thënë se nuk je vetëm dhe se jam me ty. Por ky për qëllime të veta, se nuk do kurrsesi të ulet, të hetohet dhe të ulet në bankën e akuzës. Pra kemi të bëjmë me veprime in extremis të një njeriu që i mbështetur me shpatulla pas muri, nga dhjetëra dosje e fakte, vetë edhe familjarisht, tani gjen zgjidhje në Beograd. Tani propozon nuk na duhet Evropa por Ballkani i Hapur dhe meqenëse...