“Jemi drejt fitores”, Berisha thirrje qytetarëve t;i bashkohen protestës së 10 shkurtit: Dita e kryengritjes!
Sali Berisha TIRANË- Opozita ka mbajtur këtë të hënë "foktoren" e radhës përpara Kryeministrisë. Kryedemokrati Sali Berisha mbajti fjalën e tij drejtuar mbështetësve dhe qytetarëve të vendit, duke i ftuar këta të fundit për pjesëmarrje, në protestën kombëtare të 10 shkurtit. Berisha deklaroi se nuk protestat nuk do të ndalen, deri sa të rrëzojë qeverinë Rama. 10 shkurtin, Berisha e cilëson si ditën e kryengritjes, e cila sipas tij, do të trondisë regjimin. “10 shkurti është dita tjetër e kryengritjes tonë paqësore. Në të katër anët ftohen në rrugë dhe sheshet e Tiranës të gjithë qytetarët për t’i dhënë leksionin e merituar këtij regjimi antishqiptar. Thirrje ime është për të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi. Të bashkohemi se jemi drejt fitores”, tha Berisha....
Burimi:
zeri.ai