“Jam shtatzënë, kam komplikacione”, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masës së sigurisë
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) me një kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Sipas raportimeve, shkak për këtë kërkesë është shtatzënia e saj, si dhe disa komplikacione shëndetësore që thuhet se ka shfaqur së fundmi. Kërkesa është depozituar në gjykatë dhe pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja Engjëllushe Tahiri, e cila është gjyqtare themeli edhe në procesin ndaj Erion Veliaj. Xoxa është në hetim nga SPAK për korrupsion pasiv, pastrim të parave e fshehje të pasurisë dhe po hetohet nën masën detyrim paraqitje, ndërsa kërkesa e saj për ndryshim të kësaj mase është në pritje të shqyrtimit nga gjykata.
Burimi:
ntv.al