“Jam me kancer…”/ Demokratja voton: Dilni o popull të përmbysim qeverinë

“Jam me kancer…”/ Demokratja voton: Dilni o popull të përmbysim qeverinë

Një e moshuar ka përcjellë një apel prekës gjatë pjesëmarrjes në votimet për kreun e Partisë Demokratike, teksa tregoi se po përballet me një gjendje të rëndë shëndetësore. Mes emocionesh, ajo deklaroi se vuan nga kanceri, ndërsa tha se megjithatë kishte zgjedhur të dilte për të votuar. Në fund të mesazhit të saj, ajo u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në votime dhe të mos qëndrojnë indiferentë “Po do votojmë se duhet të përmbysim patjetër këta, se na u bënë fëmija drogmenë, pa punë, njëra-tjetrën dhe po vuajmë sa s’ka ku të vejë. Ja, jam operuar dhe nuk ma hiqnin dot tubin ngaqë nuk dinë si ta heqin e si ta vënë. Edhe pres që të vdes.Jam me kancer në zorrë të trashë, edhe...