“Jam i dyti pas Trump që mbaj fjalim këtu”, Rama: Strehuam iranianët, por nuk ishte pa risk
Gjatë vizitës së tij në Izrael, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama mbajti një fjalim historik në parlamentin izraelit, Knesset. Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se është udhëheqësi i dytë pas presidentit amerikan Donald Trump që mban një fjalim në Knesset, duke e cilësuar këtë si një moment të veçantë për Shqipërinë. Ai fillimisht u ndal te strehimi i hebrenjve në kohën e Luftës së Dytë Botërore dhe tha se Shqipëria ishte i vetmi vend që nuk i dorëzoi nazistëve asnjë hebre. Rama gjithashtu deklaroi se Shqipëria, duke ndjekur të njëjtin parim humanitar që e ka karakterizuar historikisht, ka strehuar edhe mijëra shtetas iranianë, një vendim që nuk ishte pa kosto. Ai theksoi se ky akt solidariteti u shoqërua me rreziqe serioze, përfshirë sulme...
Burimi:
vizionplus.tv