Ja si u ndanë votat në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ballukun

Ja si u ndanë votat në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ballukun

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e kryeministrit Edi Rama për heqjen e masës së pezullimit nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, pas një mbledhjeje maratonë që zgjati mbi 10 orë. Vendimmarrja u mbyll me votim 4 me 4, çka sipas Kushtetutës do të thotë mungesë e shumicës së nevojshme dhe rrjedhimisht rrëzim automatik i ankimit të kryeministrit, duke lënë në fuqi masën e vendosur nga GJKKO. Po kush janë gjyqtarët që votuan Pro e kush Kundër Katër gjyqtarët e Kushtetueses që votuan kundër kërkesës së kryeministrit janë: Marsida Xhaferllari, Ilir Toska, Sandër Beci, Asim Vokshi Ndërsa ata që votuan pro kërkesës së qeverisë, ishin 4 gjyqtarët: Marjana Semini, Gent Ibrahimi, Sonila Bejtja  Fjona Papajorgji. Këta gjyqtarë mbështetën argumentin se masa e pezullimit të një anëtari...