Ja abuzimet e Ard Veliut dhe Ballukut me industrinë e armatimeve, qindra milionë euro afera  me mikun e  Ramës

Ja abuzimet e Ard Veliut dhe Ballukut me industrinë e armatimeve, qindra milionë euro afera me mikun e Ramës

Drejtori i KAYO sh.a. Ard Veliu,  është shndërruar në një personazh emblematik aferash, ku akuzat konkrete për korrupsionin në ndërmarrjen shtetërore të armatimeve janë më evidente se kurrë. I katapultuar nga posti i drejtorit të Policisë në zëvendës ministër i Transporteve dhe së fundmi në drejtimin e KAYO, nga Belinda Balluku e cila e ka një nga bashkëpunëtorët kryesorë në aferat skandaloze që janë bërë me industrinë e armëve. Historia e Kayo sh.a është shndërruar në një rast korruptiv që së shpejti do të jetë subjekt i hetimeve të SPAK. Kjo gropë e zezë korrupsioni mban fund e krye firmën e Ard Veliut dhe Belinda Ballukut, të cilët në bashkëpunim me Edi Ramën kanë zhvilluar një varg marifetesh për të kaluar aksione në kompani të...