“Ishull terri”/ Rama godet ashpër regjimin iranian nga Izraeli, kujtohen sulmin kibernetik
Lideri i qeverisë u ndal edhe tek sulmi kibernetik nga Irani, kundër Shqipërisë. Rama shprehu mirënjohje të thellë ndaj Izraelit për mbështetjen. Nga Izraeli, Rama deklaroi se vendi nuk ka asnjë marrëdhënie diplomatike me Iranin. “Kryeministër, më lejoni të shpreh edhe një herë mirënjohjen tonë të thellë ndaj Izraelit për mbështetjen kritike gjatë sulmit kibernetik masiv të Iranit kundër Shqipërisë. Ashtu si Izraeli, Shqipëria nuk ka asnjë marrëdhënie diplomatike me Iranin, një vend i madh me civilizim të jashtëzakonshëm, që është shndërruar në një ishull terri nga urrejtja e verbër kundër çdo drite. E ndërsa lutemi për shpirtrat e panumërt që kanë humbur ditët e fundit në zjarret e Khomeinizmit mbajmë shpresë dhe bindje se ditët e vrasësve të Teheranit po vijnë drejt fundit,” tha Rama./
Burimi:
ntv.al