‘Isha pastor, tani jam pastrues’-Iriqi bisedon me Toni Gogu

‘Isha pastor, tani jam pastrues’-Iriqi bisedon me Toni Gogu

Iriqi:-Në këtë qeveri ti je ministër? Çfarë mbulon? Gogu:-Mbuloj dyshemenë kur eci. Po ç’e ke këtë pyetje, o Iriq?! Iriqi:-Po çdo ministër ka sektorin e vet. Ti cilin sektor mbulon? Gogu:-Mbuloj sektorin e sms-së. Më shkruan Rama e unë bëj ato që lexoj. Iriqi:-Po pse quhesh ministër? Gogu:-Që të më bëjnë me rëndësi. Se shpesh qeshin me mua. Jo vetëm opozita, edhe nga qeveria. Pandehin se fjalët që them dalin nga mendja ime. Nuk e dinë që i ka nxjerrë Rama. Iriqi:-Pra të qeshin me Ramën, po thua? Gogu:-Kur nuk e kemi Ramën pranë tallemi gjithë ditën me të. Ka broçkulla me okë. Sot thotë shi, nesër e mohon, thashë diell bërtet. Iriqi:-Ke marrëdhënie celulari me të. Kaq? Gogu:-Me të gjithë veç me celular flet...