Ish prokurori shqiptaro-amerikan: Nëse arrestimet pa dënime vazhdojnë, besimi i publikut te SPAK rrezikohet seriozisht
“Dikush që është arrestuar nuk do të thotë që është i dënuar”. Kështu shprehet ish-prokurori shqiptaro-amerikan Gjon Juncaj, në një intervistë për “Ilva Tare Talks”, ku analizon sfidat më të ndjeshme të reformës në drejtësi dhe pritshmëritë ndaj institucioneve të reja antikorrupsion. Sipas tij, vendimi për të arrestuar dikë është ndër më të rëndët që merr sistemi i drejtësisë dhe nuk duhet të ndodhë pa prova të forta që jo vetëm mbështesin dyshimet, por që mund të çojnë edhe në dënim. “Dikush që është arrestuar nuk do të thotë që është i dënuar”, thekson Juncaj, duke rikujtuar parimin themelor të prezumimit të pafajësisë. Vetëm një proces i barabartë për të dyja palët, me përfaqësim të plotë, transparencë dhe një gjykatës të paanshëm, mund të prodhojë...
Burimi:
javanews.al