Ish-presidenti kërkon që seanca të transmetohet live, nis sot gjyqi në themel për dosjen “Meta”…

Ish-presidenti kërkon që seanca të transmetohet live, nis sot gjyqi në themel për dosjen “Meta”…

Këtë të hënë në orën 11:00 nis gjyqi në themel ndaj ish-presidentit Ilir Meta në Gjykatën e Posaçme. Kreu i Partisë së Lirisë i ka kërkuar GJKKO-së që seancat gjyqësore ndaj tij, të transmetohen live për mediat.“Në respekt të qytetarëve të cilëve u kam shërbyer me përkushtim dhe ndjenjë të thellë patriotizmi në detyrat më të larta shtetërore (President, Kryetar i Kuvendit dhe Kryeministër), i drejtohem GJKKO me kërkesën publike për të garantuar transmetimin e drejtpërdrejtë të të gjithë këtij procesi, nga seanca e parë, dhe deri në fund”, shkruan Meta në një postim në rrjetet sociale.Presidenti i partisë së Lirisë, thotë se mediave duhet t’u garantohet sinjali i transmetimit live, duke theksuar se “Transparenca përpara qytetarëve shqiptarë dhe llogaridhënia është detyrim për çdo institucion...