Ish-nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti emërohet zv.ministre e Brendshme

Ish-nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti emërohet zv.ministre e Brendshme

anisa ruseti TIRANË- Ish-nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti, është emëruar zv.ministre e Brendshme. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së radhës së Këshillit të Ministrave këtë të enjte.  Anisa Ruseti ka një karrierë të gjatë në administratën publike. Më parë, ajo ka mbajtur detyrën e Drejtoreshës së Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, si dhe të Drejtoreshës për Kreditë e Buta gjatë mandatit të parë të kryebashkiakut Erion Veliaj. Në mandatin e dytë të Veliajt, Ruseti u emërua nënkryetare e Bashkisë së Tiranës. Ruseti ka përfunduar studimet në Fakultetin e Gjuhë të Huaja në Tiranë dhe ka kryer master në Bolonja për politika sociale. Ajo ka një eksperiencë mbi 10-vjeçare në Shërbimin Social Shtetëror, duke u bërë një figurë me përvojë të thellë në sektorin publik./ZËRI