Ish-ministrja e PS: Rama dhe Kos po relativizojnë korrupsionin, po e zhvendosin fokusin te ne si shoqëri

Ish-ministrja e PS: Rama dhe Kos po relativizojnë korrupsionin, po e zhvendosin fokusin te ne si shoqëri

Ish-ministrja socialiste Ermelinda Meksi ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me deklaratat e  fundit për korrupsionin, duke kritikuar si Marta Kos edhe Edi Ramën. Sipas Meksit, si Rama edhe Kos tentojnë të realivizojnë korrupsionin, duke e zhvendosur fokusin tek shoqëria shqiptare. Ish-ministrja thekson se pikërisht kjo qasje ‘dhemb’, pasi zhvendos fokusin nga përgjegjësia e politikës tek shoqëria në tërësi. Në të njëjtën linjë kritike, ajo komenton edhe reagimin e Ramës në aktivitetin ‘MatchMaker Albania’, duke e cilësuar si një përpjekje për të relativizuar problemin e korrupsionit. Reagimi i Ermelinda Meksit: Deklarata e Marta Kos për korrupsionin nuk ishte një sulm ndaj shqiptarëve, por një tezë e njohur në studimet mbi korrupsionin se ligjet nuk mjaftojnë nëse normat sociale e tolerojnë shkeljen. Ajo nuk foli për...