Ish-ministri Mete merr mbështetje nga Braçe: Profesionalizmi dhe integriteti juaj, vlerë për Këshillin Mbikëqyrës të BSH
Propozimi i ish-ministrit të Financave, Ervin Mete, për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë ka marrë një mbështetje të fortë publike në Komisionin e Ekonomisë, ku deputeti Erion Braçe e cilësoi atë si një profil të kompletuar, me formim, përvojë dhe integritet të padiskutueshëm për funksionin që synon të marrë. Gjatë seancës dëgjimore, Braçe vuri theksin jo vetëm te përmbushja formale e kritereve ligjore, por mbi të gjitha te përmbajtja profesionale e kandidaturës. Ai theksoi se, pavarësisht faktit që Mete nuk ka punuar në një bankë të nivelit të dytë – kriter që shpesh konsiderohet si referencë në diskutimet publike për këtë pozicion – formimi dhe eksperienca e tij e tejkalojnë këtë element formal. Sipas Braçes, kandidatura e Metes është “një kandidaturë e...
Burimi:
top-channel.tv