‘Ish-kryebashkiakun e Kuçovës e dënuan me të njëjtën akuzë’/ Llangozi: SPAK po favorizon Irena Gjokën

‘Ish-kryebashkiakun e Kuçovës e dënuan me të njëjtën akuzë’/ Llangozi: SPAK po favorizon Irena Gjokën

Vendimi i SPAK për të pushuar hetimet ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e akuzuar për falsifikim formulari, ka ngjallur debate të ashpra dhe akuza për zbatim të standardeve të dyfishta në drejtësi. Krahasimi me rastin e dënimit të kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, për një çështje të ngjashme, ka vënë në qendër të vëmendjes mënyrën se si SPAK trajton raste të ndryshme. I ftuar në ‘Syri Digjital’ në SYRI TV me moderator Bled Marku, avokati Arben Llangozi e cilësoi trajtimin e dy rasteve si të pabarabartë. Sipas tij, ndërkohë që Hajdari ka një vendim dënimi në kurriz, Irena Gjokën janë duke e mbuluar dhe favorizuar. Ai theksoi se dy çështjet janë të ngjashme "si dy pika uji", por me përfundime të kundërta, duke dëshmuar për një...