Ironia e medias australiane: Imazh modern, probleme të vjetra: qeveria Rama përballet me një mori skandalesh

Ironia e medias australiane: Imazh modern, probleme të vjetra: qeveria Rama përballet me një mori skandalesh

Nga Christine Kenneally/ Aventurat më të fundit të Diellës, ministres së qeverisë shqiptare të krijuar nga inteligjenca artificiale Ju kujtohet Diella, "ministrja e parë në botë me inteligjencë artificiale", e instaluar për t'i dhënë fund korrupsionit në procesin e prokurimeve qeveritare shqiptare? Më vjen keq t'ju informoj se tani janë arrestuar për korrupsion pikërisht zhvilluesit e sistemit, në të njëjtin proces prokurimesh qeveritare. Një përmbledhje e shkurtër: Diella, një sistem IA me një avatar femëror tërheqës, i bazuar te aktorja reale Anila Bisha, e veshur me kostum tradicional shqiptar, u prezantua me 25 shtator nga Edi Rama, kryeministri teatral, përçarës dhe i përfshirë shpesh në skandale i Shqipërisë. Rama njoftoi se inteligjenca artificiale do të mbikëqyrte tenderët publikë dhe se, sipas tij, ata do të...