Ironia e gazetarit: Edi Rama vendos taksa të reja për të ulur çmimin e naftës në Shqipëri

Ironia e gazetarit: Edi Rama vendos taksa të reja për të ulur çmimin e naftës në Shqipëri

Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar mbledhjen e sotme të kryeministrit Edi Rama me tregtarët e karburanteve, duke e quajtur të paprecedentë mënyrën se si qeveria po përpiqet të përballojë rritjen e çmimit të naftës pas krizës së shkaktuar nga lufta në Irani. Sipas Tomorrit, në mbledhje morën pjesë ministra, drejtues të tatimeve, doganierë, anëtarë të Task-Forcës dhe përfaqësues të tregtarëve të karburanteve. Qëllimi ishte zbutja e ndikimit të rritjes së çmimit të naftës tek qytetarët, por mekanizmi i propozuar rezultoi ironik: u vendosën dy taksa të reja shtesë mbi naftën, njëra për gjurmimin dhe tjetra për krijimin e rezervës së sigurisë, me vlerë mbi 300 milionë euro. Reagimi i gazetarit Klodian Tomorrit: Të rejat nga spitali i budallenjve Ironia arriti kulmin sot. Kryeministri mblodhi ministra,...