‘Irena’ një VKM e lexuar nga SPAK
Nga Basir Çollaku Irena Gjoka e mbrojtur disi ngathët, tavallërisht dhe trashësisht nga SPAK, është më keq se Balluku që është ekstremi i veprave të rënda penale. Ishte si vendim qeverie i ramë-shkruar dhe i lexuar nga Struktura e Posaçme. Sepse "Irena" qëndron aty si struktura e shantazhuar për të vijuar fasonerinë. Është aty për të ushqyer kërkesat me afërmendsh. Po e mbajnë për të mos nisur dominoja me radhë tek të tjerë prokurorë e gjyqtarë. Së paku nja 10 prej tyre i ka pickuar mola dhe po i kontrollon tenja. Besimi te publiku nuk arnohet. Nuk i ngjan peri gëzofit. Duhet copë e re. Fjalia me gjenialitet gjuhësor e gazmor e njoftimit të prokurorisë ishte..."kishte dokumente të parregullta", "nuk kishte dijeni kur u mor...
Burimi:
syri.net