Irani sulmon hapësirën ajrore turke/ Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me aleatin e NATO-s dhe partnerin strategjik
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka dënuar sulmin me raketë balistike nga Irani në hapësirën ajrore turke. Përmes një reagimi, Ministria e Jashtme ka shkruar se Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Turqinë, i cili është partner strategjik i vendit tonë dhe aleat i NATO-s. Ministria e Jashtme deklaron më tej se sulmet e papërgjegjshme të Iranit rrezikojnë të destabilizojnë rajonin e Lindjes së Mesme. Reagim i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme mbi sulmin me raketë balistike nga Irani në hapësirën ajrore të Turqisë: Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Turqinë, Aleati ynë në NATO dhe partner strategjik. I mirëpritur reagimi i menjëhershëm i kapaciteteve të mbrojtjes ajrore dhe kundër-raketore të NATO-s, të cilat neutralizuan raketën balistike dhe mbrojtën popullsinë...
Burimi:
vizionplus.tv