“Irani shtet terrorist”! PS e miratoi e vetme në Kuvend, PD e shpall organizatë terroriste nga ‘Facebook’

“Irani shtet terrorist”! PS e miratoi e vetme në Kuvend, PD e shpall organizatë terroriste nga ‘Facebook’

Sali Berisha TIRANË-Kuvendi i Shqipërisë miratoi pa prezencën e Partisë Demokratike, me 79 vota pro, 1 abstenim dhe 0 kundër projekt-rezolutë për shpalljen e Iranit sponsor të terrorizmit dhe shtet që përdor mjete terroriste. Pas miratimit të rezolutës, PD doli me një qëndrim politik në rrjete sociale.  Në një deklaratë zyrtare në Facebook, Partia Demokratike theksoi se Gardën Revolucionare e konsideron organizatë terroriste dhe e cilëson shtetin iranian si sponsor kryesor të terrorizmit global. Partia Demokratike gjithashtu shprehu solidaritet me vendet e Gjirit Persik që janë prekur nga sulmet e Teheranit dhe mbështeti përpjekjet e SHBA-së dhe Izraelit për përmbysjen e regjimit të Ajatollahëve. Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë: Partia Demokratike e Shqipërisë shpall Gardën Revolucionare të regjimit diktatorial të Teheranit si organizatë terroriste. Ajo e cilëson...