“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli theksoi se në konfliktin në Iran ka dy koalicione që po përplasen, SHBA dhe Izraeli nga njëra anë dhe Irani me 3-4 aktorë të tjerë nga ana tjetër. Shala vë në dukje që për Izraelin, Irani përbën një kërcënim ekzistencial, ndërkohë që për SHBA-të konsiderohet kërcënim rajonal. “Në strategjinë e sigurisë kombëtare të SHBA-ve Irani është cilësuar si një kërcënim rajonal, jo si kërcënim global, në raport me SHBA-të. Ndërsa në raport me Izraelin, Irani është kërcënim ekzistencial, lidhet me ekzistencën e Izraelit dhe Izraeli është në të drejtën e tij të kërkojë njohje, siç e njohën disa shtete të tjera arabe, ta kërkonte njohjen, por këto probleme tashmë shkuan...