Investimet amerikane në ishullin e Sazanit, Berisha: E mbështesim, edhe unë kam dashur t’ia jap Berlusconit!
Opozita mbështet zhvillimin në zonën bregdetare të Zvërnecit dhe ishullit të Sazanit, nga familja e presidentit të SHBA Donald Trump. Kështu është shprehur kreu i PD Sali Berisha në një deklaratë për mediat, jashtë sallës së Kuvendit. Berisha shtoi se zhvillimi i ishullit është i vështirë dhe se kërkohen fonde të mëdha. Lideri i opozitës akuzoi Ramën se po tenton ta shfrytëzojë politikisht investimin, ndërsa theksoi se kreu i qeverisë shqiptare nuk e firmosi dhënien e ishullit para se Donald Trump të zgjidhej President. Berisha tregoi një detaj duke shtuar se kur ishte kryeministër ia kishte ofruar ishullin e Sazanit ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, por që gjithçka u anulua për shkak të krizës ekonomike që përfshiu Europën. “Zvërceni është një aferë private, me pronarë, nuk...
Burimi:
vizionplus.tv