Investigimi i Plug/ Qukës-Qafë Plloçë, abuzimi 255 mln euro për rrugën e ‘vdekjes’

Investigimi i Plug/ Qukës-Qafë Plloçë, abuzimi 255 mln euro për rrugën e ‘vdekjes’

Emisioni investigativ Plug ka hedhur dritë mbi aferën e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, e cila u shemb vetëm pak javës pasi u inaugurua nga Edi Rama dhe Belinda Balluku, pikërisht në lotin 3 që u ndërtua nga kompania 2T e Artan Sakos. Sipas të dhënave zyrtare, rezulton se kostot për përfundimin e rrugës u rritën me 105 milionë euro, nga projekti fillestar ndërsa në total kjo rrugë u kushtoi mbi 255 milionë euro. Jo vetëm kaq, por gjatë kohës që Belinda Balluku u bë ministre e Infrastrukturës, kostot u rritën me gati 50 milionë euro më shumë, nga ato që kishin vlerësuar audituesit privat për ndërtimin e kësaj rruge. Plug zbardhi edhe faktin se ndonëse bankat arabe kishin vendosur kushte që rruga të ndërtohej nga kompani...