Investigimi i medias paneuropiane: Çmenduri ndërtimesh në Tiranë, kullat janë bosh kurse çmimet në qiell
Kryeqyteti shqiptar po kalon një transformim urban jashtëzakonisht të shpejtë (dhe të dhimbshëm), ku janë të përfshirë aktorë kryesorë të arkitekturës bashkëkohore. Përkundër çdo logjike, çmimet kanë shkuar në qiell, ndërkohë që shumica e ndërtesave mbeten bosh. Nga Francesca Barca dhe Federico Caruso, VOXEUROP Qendra e Tirana është e mbushur ngushtë me njerëz, makina, biçikleta, skuterë dhe një gamë të gjerë formash arkitekturore. Në orët e pikut, zona është kaq e mbushur me lëvizje saqë është e vështirë të vlerësosh gjerësinë e bulevardeve. Stilet arkitekturore nga periudha të ndryshme historike përplasen me njëra-tjetrën, por janë qiellgërvishtësit e shumtë ato që spikasin – të gjithë të rinj, të gjithë mbresëlënës, të gjithë më shumë ose më pak tërheqës. Këto janë projektet e ashtuquajturve “arkistars”: emra si...
Burimi:
syri.net