‘Intimidon dëshmitarë dhe prish prova’/ Bardhi apel SPAK dhe ndërkombëtarëve: Këmbëngulni që Kuvendi të shqyrtojë kërkesën për arrestimit të Ballukut!

‘Intimidon dëshmitarë dhe prish prova’/ Bardhi apel SPAK dhe ndërkombëtarëve: Këmbëngulni që Kuvendi të shqyrtojë kërkesën për arrestimit të Ballukut!

Partia Demokratike ka paralajmëruar se do të depozitojë një kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj kryetarit së Kuvendit, nëse ai nuk thërret brenda ditës së enjte mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit dhe dhënien e autorizimit për arrestimin e ministres Belinda Balluku. Gjatë një konference për mediat, kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se mazhoranca nuk ka më asnjë alibi për të zvarritur procesin, duke theksuar se pushimet e fundvitit kanë kaluar. "E pandehura hëngri Vitin e Ri jashtë. Nuk ka asnjë alibi për të mos mbledhur këshillin," u shpreh ai. Sipas tij, provat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme janë aq të forta sa "nuk ka avokat që e merr përsipër"...